Site icon Telegrafi

“Burgim i përjetshëm”, avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Leutrim Syla, avokati i Liridona Ademajt  zbuloi detaje në lidhje me procesin gjyqësor dhe aktakuzat që ngrihen ndaj bashkëshortit të viktimës, Naim Murseli, i cili ndodhet në paraburgim.

Syla tha në Top Channel se familja e Liridonës kërkon dënimin maksimal për Murselin, pra burgim të përjetshëm, ndërsa shtoi se Murseli në aktakuzë konsiderohet si bashkautor në vrasje dhe jo si porositës.

Pjesë nga intervista:

Syla: Autorët e dyshuar kanë deklaruar se janë të pafajshëm. Nëse në polici kanë pranuar fajin, në prokurori kanë ndryshuar deklaratën.

Në aktakuzë thuhet që Murseli kishte kërkuar që vrasjen ta kryente Kushtrimi. Ky i fundit kishte refuzuar, por do i gjente dikë tjetër. Granit Plava e ka kryer vetëm për qëllime pasurore.

Duma: A ka palë të tretë?

Syla: Në aktakuzë nuk përmendet pasi nuk janë të propozuar si dëshmitarë.

Duma: Çfarë keni kërkuar? Çfarë prisni nga fundi i hetimeve?

Syla: Është një nga rastet më të ndjeshme dhe më të vështira. Familja ka humbur Liridonën dhe atë nuk mund ta kthejmë. Dënimi i merituar në këtë rast është burgimi i përjetshëm. Kjo sado pak do i lehtësonte dhimbjen familjes së Liridonës.

Dudushi: Mendoni se e ka shteruar punën Prokuroria?

Syla: Dosjen nga prokurori nuk e kemi marrë, presim që të na dorëzohet. Pas takimeve që kemi pasur me prokurorinë janë këto informacione që kemi.

Në rast se Liridona ka pranuar që të mbyllej si çështje, Naimi ka dashur të ketë një jetë më të lirë, pa Liridonën. Nuk ishte mjaftueshme biseda me familjarët për problemet mes Liridonës dhe Naimit. Në Suedi u mor raporti për ndarje, ka pasur ca procedura që përmenden, por nuk e kemi.

Hoxha: Çfarë kërkoni ju si avokat?

Syla: Aktakuza ka një mori dëshmitarësh dhe besoj se këtë fazë e kalojmë lehtësisht. Ne do të kërkojmë dënimin maksimal, dënim me burgim të përjetshëm. Kemi dy raste të tilla në Kosovë.

Familja Ademaj s’ka qenë kurrë kërkues… nuk kanë kërkues nisjen e një proceduare për kompensim. Për shkak se nuk konsiderohet si porositës, Murseli është bashkautor sipas aktakuzës.

Exit mobile version