Një grup me disa njerëz vegjetarian të pakënaqur me ushqimin e tyre, janë mbledhur së bashku për të ngritur një padi kundër Burger King pasi kompania u zbulua se po gatuante ushqimet e tyre në të njëjtën skarë ku piqet mishi, transmeton Telegrafi.
Paditësi Philip Williams citon gjithashtu disa ankesa të tjera të ngjashme nga personat vegjetarian që kanë komentuar në rrjete të ndryshme sociale, të cilët pretendonin se Burger King kishte gatuar ushqimet e tyre vegjetarian, bashkë me produktet e tjera të mishit.
Si rezultat, Williams po kërkon një shumë të papërcaktuar të dëmshpërblimit, dhe po ashtu po e nxit Burger King të ndërpresë gatimin e “Whopper Impossible” në skara ku piqet edhe mishi.
Kontradiktat mbi metodat e gatimit të “Whopper Impossible” u ndezën për herë të parë në fillim të gushtit kur kreu i zinxhirit amerikan, Chris Finazzo, i tha Bloomberg se opsioni i ushqimeve vegjetariane do të gatuhej në të njëjtat skara ku piqet edhe mishi i pulës dhe ai i viçit.
Pas këtyre padive, duket se Burger King nuk po shqetësohet, sepse më vonë u përgjigj duke siguruar se nuk do të ndryshonin mënyrat se si planifikon të gatuaj hamburgerët./Telegrafi/