Telegrafi

Burg të përjetshëm për tentimvrasje të Musharrafit

Gjykata ka vërtetuar që tre të akuzuarit kishin planifikuar vrasjen e Musharrafit ashtu që në karvanin e presidentit i cili po kalonte nëpër Karachi, kishin futur edhe një makinë me eksploziv.

"Automjeti, megjithatë, nuk ka shpërthyer për shkak të prishjeve në detonator", ka thënë gjykatësi.

Tani për tani nuk dihet nëse të gjykuarit do të ankohen në këtë vendim.

Që prej ardhjes në pushtet para tetë vitesh, Musharraf i ka mbijetuar së paku tri tentimvrasjeve, e i pari prej tyre që nuk ka pasur sukses ka qenë pikërisht ky në Karachi.