Shtetasi francez është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e 4 personave në një sulm në Bruksel të kryer në maj të vitit 2014.
Mehdi Nemmouche 33 vjeçar, pati sulmuar me armë një muze hebre, ku tre nga viktimat u vranë në vend, ndërsa viktima e katërt ndërroi jetë në spital.
Nemmouche kreu sulmin pas kthimit në Evropë, ndërsa kishte kaluar 1 vit në Siri, duke luftuar përkrah luftëtarëve të Shtetit Islamik (ISIS).
Ndërsa Nacer Bender, i cili kishte ndihmuar në planin rreth këtij sulmi është dënuar me 15 vjet burgim.
Bendrer, i cili poshtuar është francez, deklaroi para gjykatës:
“Më vjen turp që kam kaluar shtigjet me këtë njeri. [Nemmouche] Ai nuk është njeri, ai është një përbindësh”. /kp/Telegrafi/