Telegrafi

Burg të përjetshëm për plaçkitësin që qëlloi me armë mbi policin, shfaqet momenti rrëqethës kur hapi zjarr

Derrick Fatunbi është plaçkitësi i armatosur, që qëlloi me armë mbi një polic, është dënuar nga një gjykatë në Londër me burgim të përjetshëm.

Kamera në uniformën e policit, filmoi 23-vjeçarin kur doli prej dritares dhe nisi të hapte zjarr mbi policin, transmeton Telegrafi.

Atë arritën ta arrestonin, vetëm pasi hynë në banesën e tij dhe e qëlluan katër herë në gjoks dhe këmbë.

Mbi të rëndon akuza për tentim vrasje, ndërsa u konsiderua si shumë i rrezikshëm, andaj edhe iu nda dënimi më i lartë.

Raportohet se dy vite më parë, ai e kishte kryer një vjedhje dhe pasi nisi të ndiqej nga policia, shkaktoi tollovi në trafik, derisa nuk u mbyll në banesë.

Tani janë shfaqur pamjet e momentit rrëqethës, kur Fatnubi doli nga dritarja me pushkën e gjatë, ndërsa polici iku në një hapësirë më të sigurt para se ai ta qëllonte. /Telegrafi/