Telegrafi

Burg të përjetshëm për algjerianin, që hakoi miliarda nga bankat dhe i japi për bamirësi

Hamza Bandelladj është arrestuar nga Interpoli, pas një kërkimi të gjatë dhe të mundimshëm, sepse ai ishte i ‘kudondodhur’, pa ndonjë vendbanim të caktuar.

Gjatë veprimtarisë së tij ilegale, djaloshi i lindur në Kouba të Algjerisë, kishte arkëtuar më se katër miliard dollarë, duke vjedhur nga xhirollogaritë bankare në SHBA, si dhe ueb-faqe të ndryshme.

Mirëpo, 26-vjeçari nuk i ka mbajtur tërë paratë për vete, duke i dhënë 280 milionë dollarë për disa organizata joqeveritare në Afrikë dhe Palestinë, transmeton Telegrafi.

Bandellajd, ka hakuar më se tetëmijë ueb-faqe franceze, si dhe ueb-faqet e ministrive të jashtme, të disa shteteve evropiane, në mënyrë që t’i pajisë me viza të rinjtë në Algjeri.

Hakeri i zënë më 2013, ka dalë para drejtësisë, ku i është dhënë dënimi më i lartë, ai prej 30 vitesh prapa grilave. /Telegrafi/