Kryetarit të komunës së Manastirit Gjykata Themelore Shkupi 1 i ka shqiptuar vendimin-burg shtëpiak prej 30 ditësh, transmeton Telegrafi.
Vladimir Taleski akuzohet nga Prokuroria Speciale Publike për keqpërdorim fondesh në transportimin e nxënësve në shëtitje vjetore. Lënda ku akuzohet Taleski njihet si ”Transportuesi” dhe përveç tij ka edhe të akuzuar tjerë.’
Ky vendim vjen nga Gjykata Themelore Shkupi 1 dhe vjen si pasojë e heqjes së faljes së funksionarëve nga Kryetari Ivanov./Telegrafi/