Telegrafi

Burg për shtatzënën që piu helm, për të abortuar fëmijën 32-javësh

Gjykata në Newcastle të Britanisë së Madhe, e ka gjetur atë fajtore, për “shuarjen e një jete, që ishte gati për të filluar”.

Për këtë, Towers është dënuar me dy vite e gjashtë muaj, burg, duke i marrë parasysh rrethanat, transmeton Telegrafi.

Gruaja 26-vjeçare, kishte mbetur shtatzënë kundër dëshirës së saj, megjithëse ishte në një lidhje të lumtur dashurie.

Me barkun që i rritej, ajo filloi të ndihet e shqetësuar dhe besonte se nuk do të mund ta rriste fëmijën.

Helmi ka bërë që ajo të kryej lindje të parakohshme dhe fëmijën e ka hedhur në tualet. /Telegrafi/