Telegrafi

Burg për pensionistin që shiste Viagra të rrejshme (Foto)

Peppino Fiori nga Surrey i Anglisë, është burgosur nën akuzën për shitje të palicencuar dhe mashtrim me barna që nxisin aktivitetin seksual.

Në shtëpinë e 66-vjeçarit janë gjetur kuti të zbrazëta të Viagrës, tableta që shtojnë ereksionin, steroide dhe qetësues, transmeton Telegrafi.

Ai kishte importuar mbi 300 mijë euro tableta nga vende të ndryshme të Evropës, duke i shitur më pas me çmime të konsiderueshme.

Duke marrë parasysh se këto medikamente janë shumë të fuqishme dhe duhet të jepen vetëm me recetë të mjekut, ai është dënuar me 12 muaj burg.

Sidoqoftë, nuk është raportuar për ndonjë rast, që këto barna të kenë përkeqësuar shëndetin e ndonjë personi. /Telegrafi/