David Hampson nga Swansea e Anglisë, është dënuar me tre vjet e gjysmë burg, pasi e bllokonte trafikun kur ishte shumë i ngarkuar.
Pa asnjë arsye, 48-vjeçari qëndronte para veturave si një ndalesë e gjallë, derisa nuk e largonte dikush me forcë, transmeton Telegrafi.
Atë e kanë arrestuar nëntë herë, por nuk kishte material të mjaftueshëm, që të mbahej në arrest.
Kur është detyruar të paraqitet para gjykatës, ‘njeriu i qetë’ nuk ka dhënë asnjë arsye për veprimet e tij, ndërsa as që konfirmoi emrin dhe adresën.
Grupi i gjykatësve që e shqyrtuan rastin, konsideruan se ai kreu ‘akt kriminal në qetësi’, megjithëse nuk ka shkaktuar asnjë aksident.
“Duket e paqartë, qëndronte para veturave që mund ta shtypnin për vdekje. Psikologët konsiderojnë se është normal, por pse këto gjeste”, ka thënë një prej gjykatësve.
Megjithëse dënimi duket i lartë, konsiderohet si parandalim i tij për të mos e bllokuar trafikun dhe ta mbrojë Hampson nga ndonjë lëndim i mundshëm. Në të njëjtin lokacion, i njëjti ka shkaktuar edhe 12 shkelje të lehta. /Telegrafi/