Leiha Artman nga Miçigani i Shteteve të Bashkuara, që ka gënjyer se është grabitur dhe dhunuar nga katër meshkuj me ngjyrë, për dy ditë me radhë, është dënuar me një vit burg.
Ajo i kishte dërguar partnerit të saj një fotografi, ku shihet me gojë të mbyllur dhe e gjakosur, transmeton Telegrafi. Pasi është ‘liruar’ 25-vjeçarja, ka shkuar në shtëpi, ku është ankuar për kidnapim, dhunë seksuale dhe rrahje, por tregimi saj ka qenë shumë i çuditshëm.
“Diçka nuk ishte në rregull me rrëfimin e saj dhe vërehej se po mashtronte. Ajo vetëm kërkoi kontraceptiv, por jo edhe ndihmë mjekësore”, ka thënë i dashuri saj që dëshiron të mbetet anonim.
Pas disa muaj hetimesh, Policia ka zbuluar se gruaja që e ka një fëmijë dhe konsumon rregullisht heroinë, është duke gënjyer.
Për këtë shkak asaj i është dhënë dënimi me burg, ndërsa nuk dihen motivet e kësaj gënjeshtre. /Telegrafi/