Në Moskë të Rusisë, kamerat e sigurisë të vendosura brenda dhe jashtë një dyqani, i kanë regjistruar kikbokserët duke sulmuar kalimtarët pa asnjë arsye.
Trajneri 35-vjeçar dhe nxënësi tij 22-vjeçar, kanë qenë aq të dehur, sa që i kanë sulmuar njerëzit që u vinin rrotull, teksa kishin shkuar për të blerë vodkë, transmeton Telegrafi.
Shkaku i gjendjes së tyre të rëndë, janë ftuar mjekët e ndihmës së shpejtë, por kikbokserët i kanë sulmuar edhe ata.
Për këto sjellje, ata janë burgosur dhe do të qëndrojnë dy vite prapa grilash. /Telegrafi/