Telegrafi

Burg për ish-Miss Turqinë, “ofendoi Erdoganin në Instagram” (Foto)

Kjo është Merve Buyuksaraç dhe është shpallur Miss Turqia ën vitin 2006.

Por prej dy vjetësh ajo orvatet sallave të gjyqit për një padi ngritur nga presidenti turk, Recep Tayyi Erdogan.

Merve ishte paditur për fyerje të presidentit, pasi botoi një poezi satirike në Instagram në vitin 2014.

Ajo është dënuar me 14 muaj burg, por pas një pakti mes avokatit dhe prokurorisë, ajo do të jetë në liri me kusht.

Që do të thotë se nëse gjatë 14 muajve të ardhshëm ofendon edhe një herë tjetër presidentin, do të burgoset.

27-vjeçarja thotë se nuk kishte synin të ofendonte Erdoganin, por thjesht e shpërndau poezinë pasi iu duk e lezetshme dhe me humor.