Site icon Telegrafi

Burg për hajnin me “stil” që kishte vjedhur rroba në vlerë të 85 mijë eurove (Foto)

Burri 36-vjeçar që mbetet i paemëruar, kishte vjedhur vetëm rroba të shtëpive të mëdha të modës, që kanë çmime marramendëse.

Në dollapët e tij janë gjetur të tilla që ende e kanë të ngjitur pajisjen me zhurmues e për të cilat ende nuk ka shpjegim, se si i ka nxjerrë jashtë, transmeton Telegrafi.

Në mesin mbi 800 rrobave luksoze, policët i kanë gjetur edhe 130 pantallona të markave të ndryshme, si Roberto Cavalli, G Star dhe Ted Baker.

Atij i është gjetur edhe një këmishë Givenchy që kushton shtatëmijë euro, e cila ishte e vetmja në shitje në Britani të Madhe.

Mbi të rëndon dënimi për vjedhje, pajisje për shkëputjen e sistemit të alarmit dhe organizimin kriminal. /Telegrafi/


 

Exit mobile version