Telegrafi

Burg për gruan që telefonoi Emergjencën afro dymijë herë – pa asnjë arsye (Foto)

Stacey White nga Nottinghamshire e Anglisë, që ka telefonuar pa arsye numrin për Emergjenca afro dymijë herë brenda një kohë të shkurtër, është dënuar me gjashtë muaj burg.

Me këtë rast, ajo ka shpenzuar rreth 35 mijë euro të taksapaguesve, si dhe bllokimin e linjës që shfrytëzohet nga njerëzit në nevojë.

Operatorët e emergjencës, të shqetësuar nga telefonatat

Në vitin 2014, atë e kishin dënuar me dy javë burg, por është liruar me kusht, sepse kishte bërë afro 400 thirrje të panevojshme.

“Familja ime është e lodhur me mua, sepse unë po qëndroj tërë kohës në telefon. Jam e lodhur edhe me veten”, janë disa nga ankesat e saj në Emergjencë.

Madje, gruaja që konsiderohet se ka gjendje të mirë mendore, i ka ofenduar shumë shpesh operatorët me fjalë banale, duke mos i lënë as të flasin si duhet. /Telegrafi/