Site icon Telegrafi

Burg për dy persona të cilët morën pjesë në rrahjen e Ziadin Selës, në Kuvendin e Maqedonisë

Një vit e dy muaj burg për Ceo Gjorgjievskin dhe tre vite burg për Stojan Pavlevskin ka caktuar gjykata, në lidhje me akuzën për dhunë dhe tentimvrasje të deputetit Ziadin Sela, natën e përgjakshme të 27 prillit të kaluar, në Kuvendin e Maqedonisë.

Gjorgjievski dhe Pavlevski u dënuan për dhunë, pasi që lënda e tyre u rikualifikua, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Pavlevski reagoi dhe tha se është i shokuar pasi që ai ka pritur dënim më të vogël, duke shtuar se e ka shpëtuar Selën nga vdekja, kurse për këtë dënohet.

Gjykimi vazhdon edhe për shtatë të tjerë, të cilët akuzohen për tentimvrasje./Telegrafi/

Exit mobile version