Site icon Telegrafi

Burg për berberin që e qethi dhjetëvjeçarin dhunshëm (Foto)

European boy getting haircut in barbershop.; Shutterstock ID 1013521075; Purchase Order: -

Abdulrahim Omar nga Luton i Anglisë, që ia qethi një fëmijës flokët dhunshëm derisa të pranishmit qeshnin, është dënuar me tetë muaj burg.

Berberi 21-vjeçar ia preu flokët si dënim, sepse kishte luajtur me zhiletin elektrik, transmeton Telegrafi.

Fëmija dhjetëvjeçar me ‘lëndime fizike dhe psikike’ telefonoi policinë, është thënë në raportin e gjykatës.

Gjykata në Luton që e dënoi me tetë muaj burg

Me këtë rast, berberi është shpallur fajtor, për tejkalim të kompetencave dhe kanosje, ndërsa do të detyrohet të qëndrojë prapa grilave, pa të drejtë ankese.

Avokati i të dënuarit ka shprehur keqardhje, ndërsa kërkoi falje në emrin e të mbrojturit të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version