Allison Marchese nga Connecticut i Shteteve të Bashkuara është dënuar me tri vjet burg, shkaku i disa fotografive që ia ka dërguar nxënësit 14-vjeçar.
Arsimtarja 39-vjeçare e ka ftuar adoleshentin në shtëpi të saj, por pasi ai nuk ka pranuar, ajo ia ka dërguar imazhet përmes rrjeteve sociale në përpjekje për ta joshur, transmeton Telegrafi.
Rasti që është paraqitur nga prindërit e nxënësit, ka bërë që mësimdhënësja të suspendohet menjëherë dhe të merren masa për të.
“Nuk mund të koncentrohesha, sepse ai ishte shumë i bukur. Unë di kur të ndaloj, po në këtë rast ishte ndryshe”, ka deklaruar Marchester, derisa përpiqej të shfajësohej. /Telegrafi/