Site icon Telegrafi

Burg pa afat për policin tutor

Punonjësi i policisë së Tiranës, i cili u arrestua nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit i tha gjykatës se ‘’thjesht bënte punën e taksistit, për të siguruar të ardhura për të mbajtur familjen, por që asnjëherë nuk është bërë pjesë pazaresh për shfrytëzim femrash’’, citoi BW.

Arian Hoxha, efektiv i komisariatit nr. 3, i cili ishte i punësuar në sektorin e parandalimit dhe të hetimit të krimit u ndalua të shtunën, dhe mesditën e së dielës ndaj tij u mor edhe masa e arrestit, pasi në hetimin disamujor u angazhua edhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, angazhim që la nën arrest specialistin.

Gjykata mori masë të enjten, edhe për njërën prej vajzave, që sipas policisë dhe prokurorisë, prostituonte për llogari të policit. Xh.H, 23 vjeç është lënë e lirë nën masën e detyrimit me paraqitje. /Telegrafi/
 

Exit mobile version