Site icon Telegrafi

Burg pa afat për Emiliano Shullazin

Shullazi dhe 11 persona të tjerë u arrestuan në 8 maj, pasi në makinën e blinduar me të cilën udhëtonin, janë gjetur armë zjarri, thika dhe lëndë narkotike të llojit hashash.

Emiljano Shullazi, një person me precedentë penalë, është i njohur si trafikant heroine. Ai është liruar nga burgu në dhjetor të vitit të kaluar, pas përfundimit të afatit të dënimit prej 7 vitesh e 4 muaj burg, të dhënë ndaj tij për trafik droge. /Telegrafi/
 

Exit mobile version