Gjykata dha masën e sigurisë me 20 ditë burg për dy të akuzuarit e tjerë, Ilirjan Ilnica dhe Jedmir Elmazi, për shkak se prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme se ata kanë kryer grabitjet në bashkëpunim.
Gjykata dha masën e sigurisë arrest në burg pa afat për Bejo Pashën, 24 vjeç, dhe Niklovan Çurajn, 25 vjeç, të cilët akuzohen edhe për vrasje të mbetur në tentative, të punonjësit të policisë, të cilin e plagosën gjatë grabitjes së kazinosë në afërsi të pallateve 9-katëshe, në Tiranë.
Gjykata dha të njëjtën masë edhe për studenten Jonida Çuraj dhe Ani Rrapan.
Policia tha se “për të arrestuarit ka prova të mjaftueshme për 20 vjedhje të lojërave të fatit dhe madje në disa raste, edhe me pamje filmike teksa kanë hyrë të armatosur në kazinote e kryeqytetit.”
Dosja në ngarkim të grabitësve mund të shkojë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pasi Bejo Pasha dhe Niklovan Çuraj akuzohen edhe për vrasje të mbetur në tentative, të punonjësit të policisë së grupit të operacioneve speciale, gjatë vjedhjes së një prej kazinove. /Telegrafi/