Në seancën e sotme, pasi janë dëgjuar palët trupi gjykues vendosi të lërë në qeli autorin e krimit, shtetasin Marash Lulaj. Lulaj ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur në grindje e sipër. “Pas debatit nuk di të tregoj se si shkrepi arma”, ka thënë ai, duke shtuar se uk ka dashur asnjëherë të vrasë djalin, pavaresisht konfliktit që kishin për shkak të prishjes së fejesës.
Babë e bir janë grindur teksa po hanin drekë, kur autori i krimit të rëndë, 60-vjeçari Lulaj, mori armën çifte që e mbante në shtëpi dhe qëlloi për vdekje djalin e tij, Edmondin. Ai e ka pritur policinë në banesë, pa tentuar të largohej dhe as t’i bëjë rezistencë prangosjes, raportoi Panorama./Telegrafi/