Telegrafi

Burdisso kthehet te Interi

Agjenti i Burdissos, Fernando Hidalgo, ka konfirmuar se futbollisti rrezikon qëndrimin e tij në kryeqytet, nëse që të dyja klubet nuk lëshojnë pe. Interi kërkon 10 milionë euro për argjentinasin, por Roma ofron larg më pak.

“Burdisso tani është lojtar i Interit. Nuk është arritur marrëveshja me Romën. Nëse të dyja klubet ndryshojnë idetë e tyre, atëherë ato mund të më thërrasin”, theksoi Hidalgo për Telelombardia.
Burdisso kaloi sezonin e kaluar si huazim te Roma dhe Claudio Ranieri e dëshiron atë te Roma në mënyrë permanente, por duket se nuk dëshiron t’i bindet presionit të Interit. /Telegrafi/