Vendimi është zyrtarizuar sot dhe nëpërmjet telefonit Berisha i ka konfirmuar emisionit Express të KTV-së se ministri Beqiri i ka uruar asaj edhe zyrtarisht ngarkimin me detyrën e të parës së Teatrit Kombëtar.
Burbuqe Berisha ka marrë më së shumti pikë, 575 sosh, pas intervistës që i ka dhënë Këshillit drejtues të Teatrit. Ndërsa, konkurrentët e tjerë për këtë post ishin Besim Rexhaj, Armend Baloku dhe Xhavit Muçaj.
Berisha është regjisore kosovare. Ajo ka realizuar një numër të konsiderueshëm shfaqjesh teatrale, filma artistikë dhe televizivë. Puna e Burbuqe Berishës është vlerësuar edhe jashtë vendit nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare. /ktv/