Telegrafi

“Burberry” mahnit në Londër

Koleksionet për sezonet në vitin e ardhshëm i karakterizojnë notat romantike dhe ngjyrat neutrale.

Sikur çdo revy e “Burberry”, edhe kjo e fundit ka tërhequr një numër të madh admiruesesh të trendeve, që janë mahnitur me modelet e reja të shtëpisë legjendare të modës.

Në radhët e para ishin të ulura aktoret Sienna Miller dhe Gemma Arterton, pastaj personalitetet e njohura, si Pippa Middleton, Rosie Huntington-Whiteley e shumë të tjera.

Java e Modës në Londër edhe këtë vit ka grumbulluar dizajnerët më eminentë në gjithë botën, të cilët kanë shfaqur kreacionet e tyre inovative dhe magjike. /Telegrafi/