Telegrafi

Buraku & Fama në xhirimet e klipit të ri në Stamboll

Buraku dhe Grupi “Fama” kanë udhëtuar drejt Stambollit, për të realizuar videoklipin e këngës së tyre të re.

Ata kanë treguar se projekti i tyre muzikor do të publikohet në fillim të muajit prill.

Kënga është e kompozuar nga anëtari i grupit “Fama” Kushtrim Hajrullahu ndërsa teksti është punuar nga Kreshnik Avdiu.

Videoklipi, padyshim që do të jetë i veçantë edhe për nga lokacioni i xhirimit e edhe nga ngjarja. Sadik Bylykbashi është drejtor i fotografisë në këtë videoklip.