Grupi i njohur kosovar, Grupi Fama dhe vokalisti Burak Vehapi, kanë filluar punën për klipin e këngës së re e cila do të jetë e gatshme shumë shpejt.
Kënga do të jetë një baladë e cila mbanë titullin “Martesa pa dashni”, tekstin e së cilës e ka shkruar Kreshnik Avdiu, muzikën poashtu Kreshniku, ndërsa për orkestrimin është përkujdesur Ardian Kastrati.
Ky projekt muzikor i cili do të jetë i shoqëruar nga një klip ndryshe nga të tjerët nën realizimin e produksionit ASHA, do të lansohet në mesin e muajit nëntor, këtë e ka bërë të ditur vetë Buraku për klankosova.
Kujtojmë që grupi bashkë me këngëtarin, këtë vit, ishin shumë të zënë me dasma, ahengje familjare si dhe mbrëmje të ndryshme muzikore ku gjithmonë është kënduar live.