Site icon Telegrafi

Burak Yilmaz godet me shuplakë kundërshtarin, pezullohet tetë ndeshje (Video)

Burak Yilmaz duket se nuk po i shkon aq mirë karriera në kampionatin kinez.

Reprezentuesi turk në afatin kalimtar të verës së kaluar ishte transferuar te skuadra Beijing Gouan.

Në takimin e fundit sulmuesi ka goditur me shuplakë kundërshtarin dhe për këtë ishte përjashtuar prej ndeshjes me karton të kuq, transmeton Telegrafi.

E gjithë kjo kishte ndodhur pasi që sipas lojtarit turk, kundërshtari i kishte thënë se po të ushqehej me mish thiu, do të shënonte gola.

Por, mediat turke referuar atyre kineze shkruajnë se lojtari në rastin më të mirë mund të shpëtoj vetëm me tetë ndeshje pezullim.

Ndryshe, takimi mes Beijingut edhe Jiangsu Sainty ka përfunduar pa fitues 0-0. /Telegrafi/

https://youtu.be/BwFx8ZPfs_4

Exit mobile version