Telegrafi

Burak Yilmaz: Fituam edhe pse nuk luajtëm mirë ndaj Kosovës

Përfaqësuesja kosovare humbi në stadiumin Antalya Arena kundër Turqisë me rezultat 2-0 në saje të dy golave të pranuar në pjesën e dytë.

Burak Yilmaz, sulmuesi i kombëtares turke, ka pohuar se është i kënaqur me fitoren edhe pse nuk luajtën shumë mirë kundër Kosovës.

Lexo po ashtu Arda Turan: Kosova të gjithëve do t'iu bëjë problem në grup

“Kemi qenë të detyruar të fitojmë dhe këtë e bëmë. I falënderoj të gjithë që më ndihmuan të shënojë gol. E kërkuan rrugën e golit dhe këtë ia arritëm në pjesën e dytë. Jam i kënaqur me këtë edhe pse nuk luajtën mirë kundër Kosovës. Shpresoj se do të fitojmë edhe në dy ndeshjet e radhës kundër Finlandës dhe sërish Kosovës”, tha Burak Yilmaz.

Ndryshe, pas kësaj fitore, Turqia zë pozitën e katërt me pesë pikë të grupit I, ndërsa Kosova renditet e fundit me një pikë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Fatih Terim vlerëson lartë paraqitjen e kosovarëve