Telegrafi

Burak vuan nga hemorroidet, Fahriye e ka të ndaluar të qëndrojë ulur për kohë të gjatë

Aspak lajme të mira nga çifti turk, Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen.

Ditë më parë u mësuar se aktori i njohur më mirë në Kosovë si Kemali, vuan nga hemoroidet dhe shumë shpejt do të operohet.

Sot mediat turke raportuan se edhe bashkëshortja e aktorit, Fahriye nuk është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Raportohet se 31-vjeçarja ka një problem në kërthizë, i cili i ka sjellë dhimbje të mëdha tek legeni.

Mjekët i kanë sugjeruar bukuroshes turke që mos të qëndrojë ulur për një kohë shumë të gjatë.

Ajo do t’i nënshtrohet terapisë fizike, e cila do të zgjasë për rreth 20 seanca.

Ndryshe, çifti thuhet se është në pritje të fëmijës së parë, por deri më tani aktorët nuk e kanë konfirmuar. /Telegrafi/