Telegrafi

Burak Vehapi dhe Taulant Bajraliu publikojnë bashkëpunimin

Dy artistët e njohur, Burak Vehapi dhe Taulant Bajraliu kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim.

Dyshja kanë lansuar këngën me titullin “Prindër sa shumë ju du”, të cilën e sollën edhe me videoklip.

“Këngë dedikuar atyre që gjithë jetën sakrifikojnë për lumturinë tonë. Dedikuar dashnisë më të madhe, e të pazëvendësueshme prindërve. Shpresoj të ju pëlqej publik i dashur”, ka shkruar Buraku në mbishkrimin e postimit në të cilin njoftoi lansimin e projektit.

Foto: YouTube

Për tekstin dhe muzikën u kujdes Kreshnik Avdiu, ndërsa aranzhimi nga Labinot Mezini.

Foto: YouTube

Videoklipi i këngës që tashmë gjendet në kanalin YouTube u realizua nga Urban Graphics.

Projekti i ri padyshim do të pritet mirë nga fansat e të dy këngëtarëve. /Telegrafi/