Site icon Telegrafi

Burak Ozcivit tregon si xhirohet një skenë e rrezikshme (Video)

Aktori i njohur turk, Burak Ozcivit, ka publikuar një pjesë nga xhirimet e një skene të rrezikshme në filmin “Kardesim Benim 2”.

Ylli i ekranit shfaqet duke e realizuar vet skenën, realizimi i të cilës nuk duket aq i vështirë.

“Një ditë tjetër e zakonshme në xhirime”, ka shkruar aktori në përshkrimin e videos.

“Kardesim Benim 2” është një film i zhanrit komedi-romancë me regji të Mert Baykal.

Krahas Burakut, në rolet kryesore luajnë edhe Murat Boz dhe Pinar Deniz.

Ozcivit është njëri prej aktorëve turq që janë shumë të popullarizuar edhe te publiku shqiptar. Kjo falë seriali turke që transmetohen në televizionet tona.

32-vjeçari arriti famë të madhe me rolin e Kemalit në serinë televizive, “Kara Sevda”.

Lexo po ashtu Burak Ozcivit lëndohet rëndë, dërgohet me urgjencë në spital

Javë më parë, ai i lëndoi ligamentet e këmbës pikërisht gjatë xhirimeve të një filmi tjetër. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=1A0T-OSvmBU

Exit mobile version