Telegrafi

Burak Ozcivit për dy reklama do të paguhet mbi 1 milion euro

Aktori u bë i famshëm te publiku shqiptar në saje të rolit të Kemalit te seriali “Kara Sevda”.

Pos aktorit, Burak Ozçivit njihet edhe si një model i suksesshëm, ku së fundi është bërë fytyra e re e një kompanie veshjesh.

Aktori ka arritur një marrëveshje me një kompani nga Dubai, ku të paguhet më shumë se 1 milion euro.

Në fakt, ai do të paraqitet në dy reklama të ndryshme, e cila do të shfaqet në televizione të ndryshme për një periudhë njëvjeçare.

Theksojmë se xhirimet e reklamës do të fillojnë gjatë muajit dhjetor në plazhet fantastike të qytetit arab.

Ndryshe, aktori muaj më parë ka kurorëzuar lidhjen disavjeçare me aktoren Fahriye Evcen.

Kjo e fundit ka qenë arsyeja pse Burak nuk ka marrë angazhime filmike pasi që po kërkon të krijojë familje në një periudhë sa më të shpejt të mundur. /Telegrafi/