Burak dhe grupi Fama kanë sjell projektin e ri muzikor.
“Dy fytyra”, titullohet kënga e re, të cilën e kanë shoqëruar edhe me një videoklip.
Këtë të fundit e xhiruar regjisori turk Sadik Bolukbaşı ndërsa tekstin e ka shkruar Kreshnik Avdiu, transmeton Telegrafi.
Klipi i bukur dhe me pamje mahnitëse është realizuar në qytetin turk të Stambollit
Theksojmë se orkestrimin dhe muzikën e ka bërë Kushtrim Hajrullahu. /Telegrafi/