Ka një javë prej se Ramush Haradinaj është shpallur kryeministri i i ri i Republikës së Kosovës.
Që në ditët e para të këtij posti, ai ka qenë mjaft aktiv rreth zhvillimeve të fundit në vend, gjersa edhe emri i tij ka qenë mjaft i lakuar në media.
Dita për të tashmë nis me shumë angazhime, por pasditja e sotme (e shtunë) ka qenë mjaft e relaksuar për Haradinajn, kjo falë një befasie të këndshme.
Bashkëshortja e tij, Anita Muaçaj-Haradinaj së bashku me tre fëmijët e tyre, kanë marrë rrugën drejt kryeministrisë, për të takuar kryefamiljarin e tyre.
Këtë gjë e ka bërë të ditur edhe vet Anita përmes një fotografia të publikuar në InstaStory, ku shfaqet mjaft e buzëqeshur bashkë me fëmijët teksa bëheshin gati për vizitë.
Në mesin e tyre nuk mungonte edhe një buqetë me lule, si dhuratë enkas për kryefamiljarin.
“Në vizitë te Kryeministri” (sic.), ka shkruar Anita në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/