Telegrafi

Buqeta e bardhë, zgjidhje ideale për një nuse

Një zgjedhje me elegancë, ashtu siç e kishte zgjedhur edhe Kate Middleton kur u martua me princin e saj, një buqetë të vogël me lule të bardha. Nëse mendoni që ngjyra e bardhë është jashtë mode, gaboheni.

Në fakt mund të luani me format dhe me madhësinë e saj për të krijuar një buqetë tradicionale dhe inovative. E bardha, është ngjyra e ceremonisë së dasmës, ja pse buqeta me këtë tonalitet mund të jetë me të vërtet një zgjedhje ideale për një nuse që ëndërron një kthim në traditë dhe ceremoni klasike.

Përsa i përket luleve, gjithmonë në modë janë trëndafilat klasikë, por edhe lulet e portokallit të cilat kanë një aromë të mrekullueshme. Një buqetë e bardhë është perfekte për një nuse romantike dhe pa dyshim që buqeta do të kombinohet dhe me pjesën tjetër të dekorit të luleve. /Telegrafi/