Leonardo Bonucci është një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe këtë e ka dëshmuar me kohë.
Mirëpo, javët e fundit, italiani ka kaluar në një periudhë të vështirë për shkak të sëmundjes së të birit.
Ai zbuloi se po e mendonte seriozisht tërheqjen nga futbolli, pasi nuk po arrinte të mendonte për punën, por tani ai ka rigjetur forcat pasi buzëqeshja është rikthyer në fytyrat e djemve të tij, sidomos në atë të Matteos.
“Në ato javë kur djali im po vuante nga sëmundja, në kokë më kishte hyrë idjea që duhej të lija futbollin. E kisha harruar fare stërvitjen dhe futbollin. Thjesht, nuk mund ta bëja”, tha mbrojtësi.
“Është fundi i frikës që ka zgjatur që nga korriku dhe deri para pak ditësh. Tani Matteos i përsërisim shpesh: je ti kampioni ynë, ke fituar ndeshjen më të vështirë”, ka thënë Bonucci, duk kujtuar muajt e fundit të ankthit për gjendjen shëndetësore të djalit të vogël.
“Kam dalë nga spitali dhe kam gjetur tridhjetë persona që më prisnin, familjarë dhe miq. Disa kishin marrë leje nga puna, të tjerë e kishin mbyllur dyqanin”.
“Për ata, për shokët e mi të skuadrës, për tifozët, jo vetëm të Juventusit, që na kanë qëndruar afër në këto muaj kam qarë në TV. Ka qenë emocioni i një faleminderit. Matteo është kthyer në shtëpi më 10 gusht, 13 ditë pas ndërhyrjes. Një rikuperim rekord”.
https://www.youtube.com/watch?v=WD35VRto-Og
Bonucci shtoi se bashkëshortja e tij, Martina, e kishte ndihmuar shumë që të kalonte këtë periudhë të vështirë.
“Martesa më të më solli qëndrueshmëri. Pas çdo dështimi ajo më jepte forcat për t’u ringirtur. Martina më mësoi të jem krenar për veten në situata të mira dhe të këqija”, shtoi italiani.