Një bunker bërthamor i ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë në Skoci, është nxjerrë në shitje me një çmim shumë të ulët – për vetëm 20 mijë funte.
John Letham është duke shitur bunkerin, që është ndërtuar në vitin 1962 dhe prej asaj kohe janë bërë investime për ta ruajtur origjinalitetin, transmeton Telegrafi.
Bunkeri 54-vjeqar në Traquair në Skoci ishte shndërruar në vitin 2003 në një shtëpi nga pronari që bëri të pamundurën t’i rregulloj gjërat sipas dëshirës së tij.
Dhe pasi që është shpërngulur në Filipine, Letham që është tregtar i veprave artistike, vendosi ta shet me të gjitha reliktet e vendosura në mbi 2,500 metra katrorë.
Bunkeri nëntokësor është i ndërtuar në një fermë dhe për t’u futur brenda përdoret një gropë e vogël në formë katrori, kurse brenda janë dy dhoma gjumi, salloni, qendra komunikuese, tualeti, kuzhina si dhe salla gjigante. /Telegrafi/