Site icon Telegrafi

Bunkeri nëntokësor fsheh apartamente luksoze, i përkryer për t’u izoluar nga coronavirusi

Një strehë nëntokësore për mbijetesë e pasur me pishina, kinema dhe palestra, mund të jetë vendi ideal për të kaluar mbylljen nga coronavirusi.

I fshehur nën një peisazh të gjelbëruar në Rothenstein të Gjermanisë, kompleksi 76 hektarë, “Vivos Europa One” u përdor më parë nga sovjetikët gjatë Luftës së Ftohtë, si një kala për pajisjet ushtarake dhe municione.

Bunkeri u shndërrua në një kompleks shumë milionësh, i mobiliuar plotësisht për familjet që dëshirojnë të mbijetojnë nga çdo fatkeqësi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, objekti thuhet se mund t’i qëndrojë një shpërthimi bërthamor me rreze të afërta, një rrëzimi të drejtpërdrejt të aeroplanit, armëve biologjike dhe kimike (viruseve), goditjeve të valëve masive, tërmeteve, përmbytjeve dhe çdo sulmi të armatosur.

Ai është e “shtruar” në hapësirat familjare, me secilën prej tyre nga 5,000 metra katrorë me qasje në pajisje, përfshirë pishina, teatro, palestra, kuzhina dhe bare.

“Dhoma nëntokësore” përbëhet nga 34 banesa, me një apartament privat që shitet për rreth 1.7 milion euro.

Nën tokë shtrihet në mbi 23,000 metra katrorë, hapësirë e sigurt, e testuar nga shpërthimi si dhe përmban zyra mbi tokë, apartamente, dhe madje një stacion treni. /Telegrafi/

 

Exit mobile version