Telegrafi

Bunkeri bërthamor i fshehtë në Skoci që ishte përdorur gjatë Luftë së Ftohtë, për herë të parë hapë dyert për qytetarët (Foto)

Bunkeri i fshehtë që është përdorur gjatë Luftës së Ftohtë që konsiderohej si “mbrojtja kundër rusëve” dhe që mund të akomodonte 400 politikanë nën tokë, pritet të hapet për herë të parë për publikun.

Bunkeri historik në Barnton Quarry afër Edinburgut, ishte ndërtuar në vitet e ’50-ta nga frika e fuqisë së Bashkimit Sovjetik, dhe mbeti sekret për opinionin deri në vitet e ’80-ta, transmeton Telegrafi.

I ndërtuar thellë nën tokë në kodrën Corstorphine katër milje nga kryeqyteti, ka shërbyer si “Qendra Operative dhe për Koordinim e forcave mbretërore ajrore”, dhe mbronte Skocinë nga sulmet e bombave bërthamore me rreze të gjatë të rusëve gjatë viteve të ’60-ta.

Në këtë qendër janë analizuar informacionet e marra nga terreni, por gjithashtu ka shërbyer si sistem mbrojtës dhe i radarëve. Me kalimin e viteve u shndërruar në një bunker bërthamor që mund të strehonte 400 politikanë dhe shërbyes civil, që pa ndonjë problem mund të qëndronin mbyllur për 30 ditë pa pasur nevojë për asgjë.

Por në vitet e ’90-ta ky bunker u vandalizua nga persona të panjohur që vodhën gjithçka brenda e në veçanti gjësendet e metalta. /Telegrafi/