Me Cybunker, kjo Tesla është shumë e sigurt kur nuk është në shfrytëzim
Që kur është prezantuar Telsa Cybertruck, nuk ka pasur gjë tjetër përpos debateve të pafund, transmeton Telegrafi.
Shumë njerëz kanë thënë, nëse mund të parkohet të garazhet e Shteteve të Bashkuara, derisa të tjera mendojnë se nuk është e sigurt për rrugët e Evropës.
Kjo është një shqetësim, sepse në rrugët evropiane makinat janë më të vogla, derisa është e vështirë të hyjë një makinë më këto përmasa në garazhet amerikane.
Lars Buro duket se kanë gjetur zgjidhje, për ata që do të kenë një Tesla Cybertruck, por kanë edhe hapësirë të bollshme në pronësi.
Në Cybunker, që ka hapësirë mjaft të madhe, mund të hyjë një Cybertruck, por edhe ndonjë makinë tjetër, ku ka mundësi të mbushet me rrymë, derisa ka hapësirë edhe për akomodimin e shoferit dhe udhëtarëve.
Garazhi special për ta mbajtur të sigurt këtë makinë, që mund të thuhet se ngjanë me një bunker modern, është ndërtuar nga metali i fortë dhe ka forma aerodinamike, që të përshtatet në çdo hapësirë.
Struktura është vendosur në zona të thata, me borë dhe kushte të ndryshme klimatike, për të treguar se brenda saj, Tesla Cybertruck do jetë në gjendje shumë të mirë. /Telegrafi/