Kosova do të përballet në dy ndeshjet e shtatorit me Kroacinë dhe Finlandën.
Kryetrajneri i Kosovës, Albert Bunjaku ka publikuar listën me 22 lojtarë të tubuar për këto dy takime.
Jashtë listës kanë mbetur pesë lojtarë që më parë janë grumbulluar rregullisht.
Herolind Shala, Fidan Aliti, Alban Pnishi, Fanol Perdedaj dhe Avni Pepa kanë mbetur jashtë listës shkaku i mos aktivizimit me skuadrat e tyre.
“Shala është pranë transferimit, Pnishi nuk ishte duke luajtur me Grasshopperin dhe ka pësuar një lëndim, ndërsa Aliti, Perdedaj janë pa klub kurse Pepa momentalisht po luan në ligën e dytë të Norvegjisë”.
Ndërkohë në këtë listë mungojnë edhe Bersant Celina që do të luaj me U21 dhe Besart Berisha. /Telegrafi/