“Ftesat kanë filluar t’iu dërgohen futbollistëve. Mund të ketë risi. Lista përfundimtare do të publikohet më 4 shtator”, deklaroi Govori në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Sporteve, e cila u mbajt për ta konfirmuar miqësoren Kosova-Omani, e cila do të zhvillohet në Stadiumin e Prishtinës.
E risi në listën e Bunjakut pritet të jenë sulmuesit Kushtrim Lushtaku e Bajram Nebihi si dhe mbrojtësit Frederik Veseli e Beg Ferati. Deri më tani e sigurtë është mungesa e sulmuesit Ilir Azemi, pas aksidentit automobilistik. /Tribuna/Telegrafi/