Bersant Celina është emri i madh që i mungon Përfaqësueses së Kosovës në takim ndaj Turqisë.
Ylli kosovar i cili po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë me Twenten nuk iu është bashkuar Përfaqësueses sonë në këtë takim.
Ka qenë trajneri Albert Bunjaku që ka treguar se e ka liruar lojtarin për këtë takim për disa arsyeje personale.
“Celina ka pasur disa arsyeje personale dhe ka kërkuar që mos të grumbullohet në këtë takim”.
“Gjithsesi më e rëndësishme është që ai ta kryej një punë që ka primare se sa të vijë te Kosova dhe mos të jetë i përqendruar”.
“Kjo është hera e fundit që lirohet ndonjë lojtar, pasi në të kundërtën nuk do të ftohen”, deklaroi Bunjaku në konferencën për shtyp. /Telegrafi/