Site icon Telegrafi

Bunjaku të takohet me Zhdrellën

I pyetur për paraqitjen e katër herë futbollistit më të mirë në Kosovë, Bunjaku tha: “Mentor Zhdrellën e njoh edhe më herët. Atij i nevojitet një kohë më e gjatë për t’u kthyer në gjendje të mirë fizike. Shihet se është duke luajtur secilën herë më shumë”.

Ai gjatë ditës së sotme do të takohet me lojtarin. “Bashkë me Muharrem Sahitin do të takohemi sot me të dhe do të bisedojmë. Nuk do të thotë që si të bisedojë me të do ta ftojë për takimet e radhës, pasi e ndjej obligim të bisedojë me lojtarë. Më herët kam biseduar edhe me Kushtrim Mushicën e Liridon Lecin, prandaj nuk është diçka e veçantë”, sqaroi i pari i bankinës së Kosovës. /Arena/Telerafi/ 

Exit mobile version