Site icon Telegrafi

Bunjaku: Do të përmirësohemi, mos shikoni vetëm zi

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka folur pas humbjes me rezultat 0-6 ndaj Kroacisë.

Bunjaku ka thënë se do të mësojmë nga gabimet dhe shpresojmë ndaj Ukrainës të kemi një rezultat pozitivë.

“Në pjesën e parë patëm mundësi të shënojmë. Kishim një kundërshtarë të rrezikshëm. Dhe tre ditë e kemi lojën tjetër dhe duhet të shkojmë tutje”.

“Reparti defanziv? Kemi bërë ndryshime, tani do bëjmë rotacione. Mirëpo nëse analizojmë rastet, më vjen keq për golin e fundit pasi ishte i panevojshëm, ndërsa në tre golat e parë ata treguan kualitetin”.

‘Duhet të kuptojmë se kjo kombëtare është në rritje dhe ka vend për përmirësime”.

“Qëllimi jonë ka qenë të luajmë 4-2-4, pasi doja t’i ndalja pasimet në mesfushë dhe harkimet. Por, edhe ne kemi pasur raste dhe mendoj se është dashur të shënojmë, kemi ndryshuar vazhdimisht dhe jemi munduar të përshtatemi kundërshtarit”.

“Pikat pozitive? Përfundimet e shumta të aksioneve, kemi pasur posedim të mirë, nuk duhet të shohim vetëm zi. Kemi luajtur ndaj një kundërshtari të fortë”.

“Ukraina? Do analizojmë këtë ndeshje dhe të përmirësohemi, do të jetë një sfidë e fortë. Falënderojmë tifozët dhe besoj pas dy vitesh do të përmirësohemi shumë dhe do tregojmë fytyrën e vërtetë të kësaj përfaqësuese”, ka thënë Bunjaku. /Telegrafi/

 

Exit mobile version