Site icon Telegrafi

Bunjaku me sytë kah evropiani: Synojmë kualifikimin në Euro 2020

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, mbrëmë është akomoduar në një prej hoteleve më prestigjioze në Antalya “Kremlin Palace”, ndërkaq, sot paradite ekipi përfaqësueses mbajti orë teorike, në të cilën bashkarisht me Shtabin teknik bën një analizë të ndeshjeve të kaluara si dhe duke analizuar rivalin e ardhshëm Përfaqësuesen e Turqisë.

Përzgjedhësi Albert Bunjaku, vuri në spikamë ndërtimin e ekipit, duke thënë tash kemi gati 30 për qind të ekipit me futbollistë të rinj që më parë nuk ishin, por ne gjithsesi do të caktojmë cakun e objektivave tonë.

“Sikur që kemi thënë se ne do të punojmë për kualifikimet për Botërorin Rusia 2020 por si objektiv real i yni është kualifikimi në evropianin 2020, ku mundësitë tona janë më të mëdha dhe gjasat për kualifikim janë favorin tonë. Nëse punojmë me përkushtim dhe krijojmë një ekip homogjen rezultatet dhe suksesi nuk do të mungojë”, ka thënë Bunjaku.

Përfaqësuesja sot pasdite do të mbajë seancën e parë stërvitore në orën 16.00.

Exit mobile version