Telegrafi

Bunjaku: Shpresojmë të kemi fat, kemi bërë analizat e duhura për Islandën

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka deklaruar në konferencën për shtyp para duelit ndaj Islandës se ai ka analizuar kundërshtarin e të premtës mbrëma.

Kosova përballet me Islandën të premtën mbrëma në kuadër të kualifikimeve për Botërorin, Rusia 2018, dhe Bunjaku është treguar mjaft i matur në konferencën për shtyp para këtij takimi.

Ai ka thënë se ka analizuar mirë kundërshtarin, por se ekipit i duhet edhe fati.

“Shpresojmë të kemi fat, ndryshe mendoj se në dy ndeshjet e fundit nuk kemi pasur fat”, theksoi Bunjaku, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga perfaqesuesja e Kosoves

Më tutje ai shtoi se lojtarët i njeh mirë, disa i ka takuar edhe më herët. Përzgjedhësi beson se kjo do të jetë një ndeshje krejt ndryshe për dallim ng ato të kaluara.

“Mendoj që kemi bërë analizat e duhura qysh nga kampionati evropian. Kemi bërë analizat, kemi vëzhguar. Disa prej lojtarëve i njoh mirë, i kam takuar më herët, mirëpo unë mendoj që është një lojë më ndryshe, dhe duke pasur parasysh se në ballafaqimet tjera ka qenë ndryshe, do të jetë një gjë e re. Nuk kemi pasur as miqësore me kundërshtarë të tillë, është e vështirë kjo. Do të jetë e vështirë të përgjigjemi momentalisht. Ne e dimë se Islanda nuk është vetëm pjesë e një futbolli fizik, është kombëtare shumë e organizuar”, shtoi ai.

Kosova do të përballet me Islandën të premtën mbrëma nga ora 20:45 në stadiumin Loro Borici në Shkodër.