Telegrafi

Bunjaku shënon në humbjen e Nurnbergut

Vendasit krijuan epërsi në minutën e 27-të, ndërsa me të filluar pjesa e dytë (47’), shqiptari me pasaportë zvicerane, Albert Bunjaku, barazoi rezultatin.

Megjithatë, ky gol nuk mjaftoi për të nxjerrë rezultat pozitiv nga ky takim, sepse Monchengladbachu shënoi edhe njëherë (74’) për të fituar ndeshjen. /Telegrafi/