Telegrafi

Bunjaku shënon në fitoren e Nurnbergut

Vendasit nga Berlini kaluan të parët në epërsi me golin e Theofanis Gekas pas 35 minutash lojë, por ishte Bunjaku ai që barazoi në pjesë të dytë kur kishin kaluar një orë lojë.

Fitoren për Nurnbergun e vulosi sulmuesi grek Angelos Charisteas në çastet e fundit të ndeshjes.

Nga ndeshjet tjera në Bundesliga, Edin Dzeko ka shënuar dy gola për të ndihmuar kampionin në fuqi Wolfsburg të shënojë fitore të thellë prej 4-0 në udhëtim te Borussia Monchengladbach. /Telegrafi/